image Lëndim i lehtë trupor në Plemetin të Obiliqit – dy të mitur përfundojnë në mbajtje pas sulmit ndaj një të riu

Siguri

Lëndim i lehtë trupor në Plemetin të Obiliqit – dy të mitur përfundojnë në mbajtje pas sulmit ndaj një të riu

news image

Një përleshje fizike mes të rinjve në fshatin Plemetin të Obiliqit ka përfunduar me lëndime trupore dhe arrestimin e dy të miturve.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë me dije se rasti është raportuar më 16 qershor 2025, rreth orës 22:30, kur është njoftuar se një person është sulmuar nga disa të rinj.

Të dyshuarit, E.G. dhe A.L. të dy të mitur, dyshohet se gjatë një zënke fizike e kanë sulmuar fizikisht viktimën A.G., duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore në kokë dhe shpinë.

Viktima ka marrë trajtim të parë në QKMF-Obiliq, ndërsa më pas është dërguar në QKUK – Prishtinë për trajtim të mëtejshëm.

Ndërkohë, të dyshuarit janë shoqëruar në Stacionin Policor dhe janë intervistuar në praninë e avokatëve mbrojtës dhe prindërve të tyre. Viktima është intervistuar pas trajtimit mjekësor.

Me vendim të Prokurores për të Mitur, rasti është iniciuar si “Lëndim i Lehtë Trupor” dhe ndaj të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit për 24 orë.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë duke vazhduar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/