Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se për çështjen e targave, kryeministri Albin Kurti ka rënë në grackën e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq dhe të Rusisë.
Lekaj tha se Beogradi e Rusia kanë dashur ta fillojnë një konflikt në Ballkan që ta zhvendosin vëmendjen, e për këtë thotë se e kanë gjetur të përshtatshme Kosovën.
“Ajo që mund të them është se kjo është paramenduar mirë nga Vuçiqi nga Beogradi dhe nga Rusia mund të them për ta zhvendosur vëmendjen dhe për të filluar një konflikt në Ballkan, dhe ata e kanë gjet të përshtatshme Kosovën dhe në këtë grackë të paramenduar mirë ka ra Kurti me vetëdije apo pavetëdije”, ka thënë Lekaj në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7.
Kurti nuk e ka trajtuar seriozisht çështjen e veriut sepse me kokëfortësi e tina dhe inatet politike u kanë i padëgjueshëm për faktorin ndërkombëtar, dhe vendimi i tij që nuk ka pranuar këshillat amerikane dhe faktorit ndërkombëtar na ka kthy së paku 20 vjet para”, ka thënë ndër të tjerash deputeti i AAK-së.