image Lekaj për Ferajn: Fundërrinë e komunistëve, vetëm një njeri i çmendur dhe i ndytë mund t’i thotë ato gjëra

Politikë

Lekaj për Ferajn: Fundërrinë e komunistëve, vetëm një njeri i çmendur dhe i ndytë mund t’i thotë ato gjëra

news image

Deputeti i AAK’së, Pal Lekaj e ka quajtur ‘fundërrina e fundit e komunistëve’ këshilltarin e Kurtit, Hysamedin Feraj, pasi ky i fundit shkroi se Haradinaj ” se pse Serbia nuk e ka vrarë Ramushin gjatë lufës por vëllezërit e tij”.

Lekaj tha se Feraj duhet të shkarkohet sa më parë nga pozita e këshilltarit të Kurtit, pasi sipas tij, ai po e sulmon një familje që për shqiptarët është simbol i rezistencës.

“Sa i përket akuzave të Ferajt, mendoj që nuk ja vlen të humbim kohë për to. Mendoj që është fundërrina e fundit e komunistëve. Të mirret me familjen Haradinaj, me një familje që ka dhënë gjithçka që sot ne të gëzojmë lirinë, e sidomos të merret me Ramush Haradinajn, e të thotë pse ty nuk të ka qëllu regjimi i Serbisë, por vëllezërit. Kjo s’do koment, që vetëm një njeri i çmendur mund t’i thotë. Ne nuk jemi marrë me ta. Nga ajo që kam parë, ai njeri nuk e meriton të jetë këshilltar i kryeminisatrit të vendit tim. Ai njeri duhet të largohet sa më parë. Sepse edhe po e njollos qeverinë, edhe Kurtin, po e sulmon edhe një familje që për shqiptarët është simbol i rezistencës”, tha ai.

Mes tjerash, Lekaj thotë se të ia duash vrasjen Ramush Haradinajt është absurditet që vetëm një njeri i ndytë mund ta bëjë këtë.

“Vetëm një njeri i shitur, e që nuk mendon për shqiptari mund të akuzojë një familje siq është familja Haradinaj dhe nuk kisha humbur kohë të merrem me njerëz të tillë. Të ia duash vrasjen Haradinajt është absurditet dhe vetëm një njeri i ndytë mund ta bëj këtë”, tha Lekaj në T7.

/GazetaSinjali/