image Lekaj: Nëse Qeveria Kurti vendos reciprocitet, unë nuk do të merrem me politikë

Kosovë

Politikë/ Lekaj: Nëse Qeveria Kurti vendos reciprocitet, unë nuk do të merrem me politikë

news image

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, tha se LDK-ja dhe LVV-ja nuk do të arrijnë të vendosin masa të reciprocitetit ndaj Serbisë. Ai madje bëri një premtim.

“Nëse këta arrijnë të vendosin reciprocitet, unë nuk merrem me politikë”, tha Lekaj në KTV.

Ai shtoi se taksa e ka hequr nga rreziku ndarjen e Kosovës.

Lekaj, në debatin e zhvilluar mes deputetëve të pozitës dhe atyre të opozitës, tha se duke qenë se marrëveshjet në Berlin dhe Munih u arritën pa heqjen e taksës, Qeveria nuk duhet të nxitojë në heqjen e saj dhe vendosjen e masave të reciprocitetit.

“Ne kemi pas kërkesa edhe gjatë qeverisjes sonë. Kryeministri Haradinaj ka pasur kërkesa dhe presione për pezullimin e taksës për një periudhë të caktuar, por duke u konsultuar me spektrin politik, ne kemi arritur të mos heqim taksën”, tha Lekaj.

Ai tha se taksa duhet të përdoret si monedhë në tavolinën e bisedimeve me Serbinë. /Gazeta Sinjali/