Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë se nuk ka njohuri për ndonjë takim mes kryetarit të kësaj partie, Ramush Haradinaj dhe kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Po ashtu, ai thotë se nuk kanë vija të kuqe për askënd dhe nuk e mohon se në të ardhmen mund të ketë bashkëpunim mes tyre.
“Haradinaj dhe Kurti nuk janë takuar, por nuk kemi vija të kuqe”, tha ai në T7.
“Nuk kemi nevojë të merremi me Kurtin pasi ai është në opozitë. Por nuk kemi ndonjë takim apo takime me VV-në. Por a do të ndodhin në të ardhmen? Nuk mund të them jo. Politika bëhet në të mirë të shtetit dhe ne nuk mund t’i mbyllim derën askujt”, tha Lekaj. /Gazeta Sinjali/