image Lekaj fton 110 deputetët që të shkojnë në veri, Konjufca: Pal, a po na prinë?

Politikë

Lekaj fton 110 deputetët që të shkojnë në veri, Konjufca: Pal, a po na prinë?

news image

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të bëhen bashkë dhe të shkojnë në veri të Kosovës.

“Edhe një herë po them, hajde 110 deputetët të shkojmë në veri, e jo të bëjmë llafe këtu”, ka thënë Lekaj.

Nuk shkoi shumë dhe erdhi reagimi i kryeparlamentarit Konjufca.

“A po na prinë Pal? Pal, me shku kallaj është”, tha kryeparlamentari Konjufca.

Ndërkohë, kësaj thirrjeje iu përgjigj deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami, duke e pyetur Lekajn se do të t’ua tregojë rrugën deri te shtëpia e Radojiçqit dhe Veselinoviqit.

Këtë replikë nuk e ka pranuar mirë deputeti Lekaj.

“Sa i përket kolegut deputet, më vjen turp që ai e thotë këtë dhe barazon një komandant, falë gjakut të familjes së tyre, falë luftës së tij, sot e kemi lirinë dhe ky më krahason me Radojiçiqin”.

/GazetaSinjali/