image Lekaj e quan mashtrues në ikje Kurtin: Ku mbeti reciprociteti me targa, dokumentet e udhëtimit, diplomat?

Kosovë

Politikë/ Lekaj e quan mashtrues në ikje Kurtin: Ku mbeti reciprociteti me targa, dokumentet e udhëtimit, diplomat?

news image

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, e ka quajtur ‘mashtrues në ikje’ kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin. 

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Lekaj e ka pyetur Kurtin se ku ka mbetur reciprociteti i njohjes së targave, dokumenteve të udhëtimit e diplomave.

“Por, si ndodhi që nga reciprociteti politik, ekonomik e tregtar të na shndërrohet në reciprocitet të çertifikatave fitosanitare e veterinare? Ku mbeti reciprociteti i njohjes së targave të automjeteve? Ku mbeti njohja e dokumentave të udhëtimit? Ku mbeti njohja e ndërsjelltë e diplomave?”, ka shkruar ai./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/dr.pallekaj/videos/633160040855835/?__xts__[0]=68.ARBY668alIcF4QbD37rZBAo8KFC6aXyJ-9807hhvqAzBkNb5eFD4HJP8woWTEqlR23HwYm6cgjbsu5tfD78DLJ7F6obA2QRlwb6Y3x8RagXLy2qLJONikhqAkm4yml5jXijVJRZ9kPjGLi0ANw_oZY29sO6feRBdQpmc8LMy6OpkZ475jQD2M1NZEL_8IXTuLggQNDhjRpYvgZzCQTe4xTimYOP0TI8TSpSNDw3PrCbePWFzA5Cn2ls8g5ecGusyySLiYJm20tMQKmjIfy4APV7bxdwWgspLuCkxTSSHwiGHGKjcPobz8PxugfobtHEOZexiHMhL5U2HXbxWl2l8k0fOgcwAxFgcX80fDA&__tn__=-R