Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, e ka quajtur ‘mashtrues në ikje’ kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Lekaj e ka pyetur Kurtin se ku ka mbetur reciprociteti i njohjes së targave, dokumenteve të udhëtimit e diplomave.
“Por, si ndodhi që nga reciprociteti politik, ekonomik e tregtar të na shndërrohet në reciprocitet të çertifikatave fitosanitare e veterinare? Ku mbeti reciprociteti i njohjes së targave të automjeteve? Ku mbeti njohja e dokumentave të udhëtimit? Ku mbeti njohja e ndërsjelltë e diplomave?”, ka shkruar ai./GazetaSinjali/