Trukimi i ndeshjeve është i përhapur në shumë vende dhe është i dënueshëm.
Në Afrikë nuk i kanë falur katër skuadrat, Matiyasi FC, Shivulani Dangerous Tigers, Kotoko Happy Boys dhe Nsami Mighty Birds, që i kanë përjashtuar përgjithmonë.
Rezultatet 33-1 dhe 59-1 nuk mund të mos binin në sy dhe këto ekipe e kanë pësuar të gjitha dhe jo vetëm ato që lejuan golat.
Fitoret e Matiyasi dhe Tigers kanë shkuar dëm dhe në fund e kanë pësuar të katër klubet e përfshira.
Tigrat fitoi 33-1 ndaj Kotoko Happy Boys, ndërsa Matyasi mposhti Mighty Birds me rezultatin 59-1.
Nsami Mighty Birds shënoi 41 autogola gjatë humbjes së tyre 59-1 – pavarësisht se e përfundoi lojën me vetëm shtatë lojtarë.