Leicester City ka arritur fitoren e parë në Europaligë, në festival golash, shkruan Sinjali Sport.
Anglezët triumfuan në udhëtim ndaj Spartak Moskës, me rezultat 3-4.
Vendasit filluan shumë më mirë takimin duke realizuar dy golat të parët me anë të Sobolev (11’) dhe Larsson (44’).
Megjithatë mysafirët nuk lejuan të shkonin në pushim pa shënuar, ku me Dakan filluan spektaklin në minutën e 45-të.
Futbollisti nga Zambia ishte në ditën e tij, pasi në pjesën e dytë shënoi edhe tre herë duke arritur në kuotën e katër golave në këtë takim.
Pas katër golave rresht të Dakas, vendasit tentuan ta barazonin rezultatin, pasi realizoi Sobolev, i nevojitej vetëm edhe një gol për t’i bërë shifrat 4-4, por nuk arritën.
Kjo ishte fitorja e parë e Leicesterit dhe grumbullon 4 pikë në grup, kurse rusët me 3 pikë janë pozitën e tretë. /Gazeta Sinjali Sporti/