image Leicester mposht Chelsean dhe ‘rrëmben’ pozitën e parë në Premier Ligë

Futboll

Leicester mposht Chelsean dhe ‘rrëmben’ pozitën e parë në Premier Ligë

news image

Leicester ka arritur fitore në ndeshjen e zhvilluar kundër Chelseat.

Vendasit arritën të marrin tre pikë në këtë ndeshje me dy gola të shënuar në pjesën e parë, shkruan Sinjali Sport.

Golashënuesit e Leicesterit ishin Ndidi dhe Maddison.

Kurse, Werner shënoi për Chelsean mirëpo goli i tyre u anulua pas rishikimit në VAR.

Me këtë fitore Leicester ka arritur të marrë pozitën e parë në Premier Ligë me një pikë më shumë se Manchester United por të cilët kanë një ndeshje më pak të luajtur.

Ndërsa, Chelsea mbetet në pozitën e 8-të, me 29 pikë të grumbulluara.

/Sporti në Sinjali/