Rafael Nadal, 22 herë kampioni i Grand Slam-it, do të tërhiqet nga tenisi në fund të këtij sezoni.
38-vjeçari do të përfaqësojë Spanjën në paraqitjen e tij të fundit në finalet e Davis Cup të muajit të ardhshëm në Malaga.
Nadal kishte treguar më parë se 2024 do të ishte sezoni i tij i fundit pasi humbi pjesën më të madhe të vitit 2023 për shkak të një dëmtimi në ijë.
Në një video-mesazh të lëshuar të enjten, Nadal tha: “Jam këtu për t’ju njoftuar se po tërhiqem nga tenisi profesionist. Realiteti është se kanë qenë vite të vështira, veçanërisht dy të fundit”.