image Ledion Liço me urim të veçantë për Gjestin: Urime ditëlindja nub, shkëlqe gjithmonë

Bota e Yjeve

Ledion Liço me urim të veçantë për Gjestin: Urime ditëlindja nub, shkëlqe gjithmonë

news image

Këngëtari dhe fituesi i edicionit të katërt të “Big Brother VIP Albania”, Besart Kelmendi, i njohur për publikun me emrin artistik Gjesti, sot feston 25-vjetorin e lindjes.

Artisti i ri, i cili rrëmbeu zemrat e publikut gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ka marrë urime të shumta nga miqtë dhe ndjekësit.

Ndër urimet më të veçanta ishte ai i moderatori Ledion Liço, i cili e uroi publikisht me fjalë të përzemërta, duke ndarë një moment nga finalja e madhe, ku shihet duke e përqafuar Gjestin.

“Urime ditëlindja nub, shkëlqe gjithmonë”, shkroi Liço, në postimin që u shpërnda në rrjete sociale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/