image LeBron James futet në histori, basketbollisti i parë që do të mbajë flamurin e SHBA-së në Lojërat Olimpike

Basketboll

LeBron James futet në histori, basketbollisti i parë që do të mbajë flamurin e SHBA-së në Lojërat Olimpike

news image

“Ylli” i Los Angeles Lakers dhe fituesi i dyfishtë i medaljes së artë olimpike, LeBron James, është emëruar flamurmbajtësi i ekipit të SHBA-së në Ceremoninë e Hapjes Olimpike të Parisit, të premten.

Ndërsa sportistja që do t’i bashkohet si flamurmbajtëse James do të shpallet të martën.

“Është nder i jashtëzakonshëm të përfaqësosh Shtetet e Bashkuara në këtë skenë globale, veçanërisht në një moment që mund të bashkojë të gjithë botën”, tha James në një deklaratë për shtypin.

“Për një fëmijë nga Akron, kjo përgjegjësi do të thotë gjithçka jo vetëm për mua, por edhe për familjen time, të gjithë fëmijët në vendlindjen time, shokët e skuadrës, kolegët olimpikë dhe shumë njerëz në të gjithë vendin me aspirata të mëdha. Sporti ka fuqinë të na bashkojë të gjithëve dhe unë jam krenar që jam pjesë e këtij momenti të rëndësishëm.”

I propozuar në emër të ekipit të basketbollit për meshkuj nga Steph Curry i Golden State Warriors, James u zgjodh nga shokët e tij olimpikë nga i gjithë vendi.

/GazetaSinjali/