Lojtari i Kombëtares së Kosovës, Leart Paqarada, sot ka dështuar të shënojë gol nga pika e bardhë.
Skuadra e Paqaradës, Sandhausen është mposhtur me rezultat final 2:0 në udhëtim te Nurnbergu, ndërsa gjatë ndeshjes Paqarada nuk ka arritur të konkretizojë një gol nga pika e bardhë.
Klubi gjerman, i besoi 11 metërshin yllit të Kosovës, por sot Paqarada ishte i pafat në goditje.
Kujtojmë se edhe Besar Halimi luajti nga minuta e parë në këtë përballje, për Sandhausenin./ Gazeta Sinjali/