Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje, po refuzon ta pranojë humbjen dhe po e zvarrit procesin e konstituimit të institucioneve të reja edhe pas 22 seancave të pasuksesshme të Kuvendit.
“VV-ja nuk po e pranon humbjen. Tash dikush mund të thotë se ka dalë partia e parë, por nuk po e pranon logjikën që ka humbur. Kurti është mësuar me atë 50 përqindëshin që e ka pasur bashkë me minoritetet, në fillim edhe me Listën Serbe”, deklaroi Zemaj në RTV Dukagjini.
“Kanë deklaruar se i kanë numrat për me zgjedh kryetarin dhe Qeverinë, por kaluan 22 seanca dhe ata numra nuk duken askund”, ka shtuar deputeti.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!