image LDK sot zgjedh kryetarin e ri

Politikë

LDK sot zgjedh kryetarin e ri

news image

Lidhja Demokratike e Kosovës do të organizojë sot kuvendin e saj zgjedhor për zgjedhjet e kryetarit, shkruan Gazeta Sinjali.

Mbi 300 delegatë të kësaj partie do të zgjedhin mes Anton Qunit, Lutfi Hazirit, Lumir Abdixhikut dhe Besian Mustafës, të cilët e kanë shpallur kandidaturën e tyre deri tani.

Kuvendi do të nis në orën 10:00 në njërin nga hotelet në Prishtinë dhe do të monitorohet nga një ekip i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ndërkohë, ende nuk dihet nëse do të zgjidhet edhe kryesia dhe këshilli drejtues i kësaj partie.

Sekretari i LDK-së, Arban Abrashi deklaroi se përveç kandidaturave që janë shpallur deri tani nga katër zyrtarë të partisë, janë të hapur edhe për emra të tjerë sot nëse vlerësojnë delegatët.

Këto zgjedhje po mbahen pasi kryetari i deritanishëm i LDK-së, Isa Mustafa ka dhënë dorëheqje nga pozita e të parit të partisë pas rezultatit që kanë marrë kjo parti në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, duke u renditur si partia e tretë./Gazeta Sinjali/