Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, ka përfunduar mbledhjen e sotme, pa e diskutuar koalicionin e mundshëm me Vetëvendosjen si dhe pa diskutuar emrin e kandidatit për kryeministër.
Muharrem Svarqa, ka thënë se në këtë mbledhje është zgjedhur kryesia e re. Por ka thënë se koalicionet e mundshme do të diskutohen në mbledhjet e ardhshme.
“U zgjidh kryesia e re. Kemi nda pjesën e obligimeve, kryesia e re është zgjedhur prej 31 anëtarëve”, ka thënë Svarqa.
“Çështja e koalicionit ka mbetur të trajtohet në mbledhjet e ardhshme me një para përgatitje në mbledhjen e rregullt të kryesisë në përbërje të re, në mbledhjen e parë të kryesisë në të cilën sipas të gjitha gjasat do të trajtohen këto tema me rëndësi të veçantë për LDK-në”, ka deklaruar ai./Sinjali/