image Abdixhiku liston 12 dështimet e Kurtit, përmend edhe sulmet ndaj mediave

Politikë

Abdixhiku liston 12 dështimet e Kurtit, përmend edhe sulmet ndaj mediave

news image

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë që kanë bërë një libërth për 1 vit të qeverisë Kurti.

Abdixhiku përmes një konference për media të thirrur për këtë përvjetor, ka thënë se e kanë emëruar kështu, pasi sipas tij, është qeveria më e paaftë që e ka pasë Kosova.

“E kemi quajtur një vit paaftësi, pasi kemi të bëjmë me qeverinë më të paaftë që ka pasë Kosova ndonjëherë, më të pa interesuar për të ndërmarrë masa për krizën në Kosovë”, tha ai.

Ai ka listuar 12 fusha të dështimeve të qeverisë Kurti e të cilën e ka titulluar “Një vit paaftësi” :

Refuzimi i gazifikimit të Kosovës nga Abdixhiku është konsideruar si dështimi i parë i qeverisë Kurti, si dështim të dytë ai ka listuar krizën energjetike me rritje të faturave të energjisë deri në 80%.

Si dështim të tretë në njëvjetorin e qeverisjes Kurti, Abdixhiku ka vendosur politikën e jashtme që sipas LDK-së është karakterizuar me skandale të mëdha dhe me mungesë të takimeve në nivelin e lartë.

Në vendin e pestë LDK ka listuar si dështim kthimin e dialogut në nivel tërësisht teknik nga qeveria Kurti.

E gjashta shtyllë është joefikasiteti i Kuvendit të Kosovës.

Si dështim të shtatë të qeverisjes Kurti, Abdixhiku ka përmendur kapjen e bordeve nga militantët partiakë.

/GazetaSinjali/