image LDK: Kur nuk është në gjendje të ofrojnë zgjidhje, VV do të duhet të pranojë zgjidhje

Politikë

LDK: Kur nuk është në gjendje të ofrojnë zgjidhje, VV do të duhet të pranojë zgjidhje

news image

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni, ka reaguar pas dështimit të seancës së 22-të të Kuvendit të Kosovës, ku nuk u arrit votimi i kandidatit të propozuar për kryetar të Kuvendit.

Sipas Qunit, ky është një dështim i radhës i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), e cila nuk ka arritur të sigurojë votat e mjaftueshme për të avancuar në këtë proces.

“E cila nuk po arrin me i siguru votat e mjaftueshme për të votuar kandidatin e propozuar për kryetar të Kuvendit. Po ashtu kjo është treguese se Vetëvendosje nuk i ka as votat për krijimin e Qeverisë,” tha Quni pas dështimit të votimit të sotëm.

Ai e theksoi se procesi i krijimit të Qeverisë ka qenë gjithnjë më i vështirë se emërimi i kryetarit të Kuvendit, duke shtuar se, nëse VV nuk është në gjendje të sigurojë mbështetje, është e pakuptimtë të vazhdojnë me të njëjtën qasje dhe të këmbëngulën pa fund.

“Kur nuk janë në gjendje të ofrojnë zgjidhje, VV do të duhej me pranu zgjidhje, zgjidhja në këto rrethana është dakordimi për qeveri gjithpërfshirëse për një kohë të caktuar,” shtoi deputeti i LDK-së.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/