image LDK konfirmon se ka dorëzuar në Kuvend mocionin për rrëzimin e qeverisë

Kosovë

Politikë/ LDK konfirmon se ka dorëzuar në Kuvend mocionin për rrëzimin e qeverisë

news image

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dorëzuar në Kuvendin e Kosovës mocionin e mosbesimit për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Këtë e kanë konfirmuar përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook.

“Përkundër vendimit të Kryesisë së LDK-së, kryetari Mustafa i ka dhënë një mundësi shtesë Kryeministrit Kurti që të reflektojë sot në heqjen e plotë dhe pa kushte të tarifës si dhe ta kthejë në detyrë ministrin Veliu, me kërkim falje për veprimin e ulët ndaj tij. Por, Kryeministri nuk reflektoi. Prandaj, sot në fund të orarit të punës, LDK ka dorëzuar kërkesën për mocion të mosbesimit me 46 nënshkrime”, thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali/