image LDK nuk pajtohet që Malcolm Simmons të ftohet për raportim para deputetëve

Kosovë

LDK nuk pajtohet që Malcolm Simmons të ftohet për raportim para deputetëve

news image

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit ka shqyrtuar shkresën e Malcolm Simmons, ish-kryetar i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it, në të cilën bëhen të ditura disa shkelje që janë bërë në misionin e sundimit të ligjit, shkruan Gazeta Sinjali.

Në këtë komison është kërkuar që Simmons të raportojë para deputetëve për informacionet që ai posedon. Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj Bujupi ka kërkuar që të votohet që Simmons të thirret për intervistë para komisionit.

E lidhur me këtë, nuk janë pajtuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Kryetari i këtij komisionit, Shkëmb Manaj, tha se LDK-ja nuk e mbështet dëshminë e Simmons.

Ky është qëndrimi zyrtar i LDK-së, që ne nuk e mbështesim dëshminë e z.Simmons, edhe para asnjë trupe të Kuvendit, ky ka qenë mision i BE-së nëse duhet të dëshmojë diku duhet të dëshmojë para parlamentit evropian”, ka thënë ai.

Pavarësisht qëndrimit të LDK-së, ky propozim ka kaluar me shumicë të votave.

Me 7 vota për asnjë kundër dhe asnjë abstenim, miratohet propozimi i deputess së AAK-së që komisioni për legjislacion të dëgjojë dëshminë e Malcolm Simmons për të gjitha çështjet që ka ngritur ai”, tha Manaj pasi votuan deputetët./Gazeta SInjali/