image LDK-ja konfirmon pjesëmarrjen në takimin e ftuar nga Kurti

Politikë

LDK-ja konfirmon pjesëmarrjen në takimin e ftuar nga Kurti

news image

Lidhja Demokratike e Kosovës ka konfirmuar se do të marrë pjesë në takimin e ftuar nga kryeministri Kurti, shkruan Gazeta Sinjali.

Për Sinjalin këtë e kanë konfirmuar nga Zyra për media e LDK-së.

Zëdhënësja politike e LDK-së, Sibel Halimi ka thënë se LDK-ja nuk i ikë asnjë takimi, teksa do të jetë e përkushtuar që dialogu të përfundojë me njohje reciproke.

“LDK është e përkushtuar që dialogu të përfundon suksesshëm me njohje reciproke, në kufijtë aktual dhe në respektimin e parimeve të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Në kuadër të kësaj LDK do të luajë rolin e saj, duke dhënë kontributin në Kuvendin e Kosovës, si parti opozitare”, ka thënë ajo për Sinjalin.

“Ky rol i LDK-së karshi dialogut tanimë është i formësuar dhe si i tillë do të prezantohet në secilin format të takimeve”, ka shtuar tutje ajo.

Takimin me kryeministrin Kurti dje e kanë konfirmuar edhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, më konkretisht lideri i saj Ramush Haradinaj. Kurse nga Partia Demokratike e Kosovës kanë thënë se sot do ta mbajnë një konferencë për media nga ora 15:00 ku do të flasin për këtë çështje.

Kryeministri Kurti i ka ftuar të gjitha partitë opozitare në këtë takim ku sipas tij do të bisedohet për për çështje me interes nacional. /Gazeta Sinjali/