image LDK insiston për votimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike

Politikë

LDK insiston për votimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike

news image

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka ftuar të gjithë deputetët e Kuvendit që të kalojë në lexim të parë projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike.

Në seancën e cila po vazhdon edhe pas shumë orëve, Gashi ka kërkuar nga deputetët që të propozojnë secila nga partitë për këtë projektligj.

“Të ulemi bashkë dhe të harmonizojmë projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike. Unë në emër të Grupit Parlamentar, por edhe të Qeverisë së Kosovës, ju propozoj që të kalojmë bashkë Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike dhe gjitha këto propozime t’i inkorporojmë në Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike”, ka deklaruar ai.

/Gazeta Sinjali/