image LDK i reagon Kurtit për deklaratat mbi shkeljen e Kushtetutës: Ai e ka uzurpuar Zyrën e Kryeministrit

Politikë

LDK i reagon Kurtit për deklaratat mbi shkeljen e Kushtetutës: Ai e ka uzurpuar Zyrën e Kryeministrit

news image

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, i ka reaguar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, pas deklaratave të tij se deputetët po e shkelin Kushtetutën duke mos votuar për kryeparlamentar.

Lushaku-Sadriu ka theksuar se Kurti ka uzurpuar zyrën e Kryeministrit pa pasur shumicën parlamentare dhe se është në shkelje të çdo norme kushtetuese.

“KUR KUSHTETUTA INTERPRETOHET SIPAS QEJFIT, Albin Kurti sot paska guxuar të flasë për shkelje të Kushtetutës, ndërkohë që ai vet e ka uzurpuar zyrën e Kryeministrit, pa pasur shumicë parlamentare dhe jashtë çdo norme kushtetuese. Ai e quan mosbindjen e deputetëve ndaj vullnetit të tij personal ‘shkelje të Kushtetutës’! Kjo është logjika e një njeriu që e sheh veten mbi ligjin dhe mbi Kushtetutën,” ka thënë Lushaku-Sadriu.

Ky reagim ka ardhur pas kritikave të Kurtit, i cili kishte deklaruar se deputetët që bojkotuan votimin për kryeparlamentar janë duke shkelur Kushtetutën e Kosovës.

Reagimi i plotë:

KUR KUSHTETUTA INTERPRETOHET SIPAS QEJFIT

Albin Kurti sot paska guxuar të flasë për shkelje të Kushtetutës, ndërkohë që ai vet e ka uzurpuar zyrën e Kryeministrit, pa pasur shumicë parlamentare dhe jashtë çdo norme kushtetuese.

Ai e quan mosbindjen e deputetëve ndaj vullnetit të tij personal ‘shkelje të Kushtetutës’! Kjo është logjika e një njeriu që e sheh veten mbi ligjin dhe mbi Kushtetutën.

Vetëm gjatë mandatit të kaluar, Albin Kurti dhe Qeveria e tij kanë shkelur Kushtetutën të paktën 10 herë.

Ja disa raste flagrante:

1. Ligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës

2. Ndërhyrja në komunën e Kamenicës për reformën në arsim

3. Ligji për zyrtarët publik

4. Ligji për pagat

5. Ligji për masat e përkohshme në treg

6. Shkarkimi i Bordit të RTK-së

7. Shkarkimi i Këshillit Mbikëqyrës të Shërbimit Civil

8. Shkarkimi i anëtares së Bordit të OSHP-së

9. Ligji për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme

10. Ligji për Këshillin Mbikëqyrës të Shërbimit Civil

Nuk ka kushte më të rënda për demokracinë se kur një Kryeministër në detyrë e përdor Kushtetutën si vegël pushteti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/