image LDK e fiton përfundimisht Komunën e Dragashit

LDK e fiton përfundimisht Komunën e Dragashit

news image

LDK e ka fituar përfundimisht Komunën e Dragashit. Votat e diasporës ishin vendimtare për kryetarin e ri të kësaj komune që do të jetë Bexhet Xheladini.

Ai ka marrë më shumë vota se kandidati i PDK-së, Shaban Shabani.

Fillimisht Xheladini kishte fituar balotazhin pas numërimit të votave me kusht dhe nga diaspora, por votat nga diaspora më pas u vendos të anuloheshin nga PZAP.

Pas anulimit, Supremja vendosi për rivotim të diasporës në këtë komunë.

/GazetaSinjali/