image LDK e çon në Kushtetuese çështjen e Komisionit për votimin e kryetarit të Kuvendit

Politikë

LDK e çon në Kushtetuese çështjen e Komisionit për votimin e kryetarit të Kuvendit

news image

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka dorëzuar të premten një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese, duke e cilësuar situatën e fundit institucionale si shkelje të rendit kushtetues dhe parimeve demokratike, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo parti ka kërkuar interpretim kushtetues për çështjen e mosformimit të Komisionit për votimin e fshehtë të kryetarit të Kuvendit, një hap që konsiderohet i domosdoshëm për funksionalizimin e legjislaturës së re.