image LDK dhe VV arrijnë koalicion në këtë komunë

LDK dhe VV arrijnë koalicion në këtë komunë

news image

Lidhja Demokratike e Kosovës në Dragash ka nënshkruar sot marrëveshje për koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

Kjo është bërë e ditur me anë të një postimi në rrjete sociale të faqes zyrtare të degës së LDK-së në këtë komunë.

Arrihet marrëveshja e koalicionit mes Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)- Dega Dragash dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LVV)- Qendra Sharr. Na priftë e mbara!”, thuhet në postim.

Në raundin e parë të zgjedhjeve në këtë komunë, kandidati i LDK-së, Bexhet Xheladini, ka marrë 34.76% të votave. Kundërkandidati nga ana e PDK-së, Shaban Shabani ka marrë 33.69%.

Raundi i dytë do të mbahet më 14 nëntor.

/GazetaSinjali/