image LDK dërgon komentet në ZRrE, kundërshton rritjen e tarifave të energjisë elektrike

Politikë

LDK dërgon komentet në ZRrE, kundërshton rritjen e tarifave të energjisë elektrike

news image

Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një konference për media ka njoftuar për dërgimin e komenteve në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë, me përmbajtje kundërshtuese për rritjen e tarifave të energjisë elektrike.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Xhafer Tahiri në konferencën e thirrur për media, ka thënë se LDK është në mbrojte të interesave të qytetarëve.

LDK sapo ka nisur komentet e saja në ZRRE lidhur me raportin vlerësues për ngritjen e tarifave për energjinë elektrike. Për LDK-në mbrojtja e interesave të qytetarëve është jetike përmes mekanizmave institucionalë në këtë rast, duke i dërguar komentet e veta në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë, duke kundërshtuar rritjen e tarifave për energjinë elektrike”, tha Tahiri.

Në këtë konferencë foli edhe deputetja e kësaj partie Hykmete Bajrami, e cila tha se kriza e energjisë elektrike ka nisur në vitin 2021, por që sipas saj, qeveria ka luajtur spektatorin.

Jemi të vetëdijshëm që është krizë globale, por jemi të sigurt që qeveria ka dështuar thellë në menaxhimin e kësaj krize. LDK do të ndjek rrugën institucionale, nëse është nevoja do të mbrojmë të drejtën qytetarëve edhe në Gjykatën Kushtetuese”, u shpreh Bajrami.

Ndër të tjera ajo tha se rritja e çmimit të rrymës e rëndon jetën e qytetarëve në kohë të pandemisë.

/GazetaSinjali/