Lazio e ka dëshmuar sonte se jo rastësisht është pjesë e Ligës së Kampionëve.
Italianët arritën fitore kundër Dortmundit me rezultat 3-1, shkruan Sinjali Sportiv.
Golat për Lazion i shënuan Immobile, Hitz (autogol) dhe Akpa Akpro.
Kurse, golin e vetëm të Dortmundit në këtë përballje e shënoi Haaland.
Po ashtu, për Lazion në këtë ndeshje u inkuadrua në lojë edhe futbollisti kosovar, Vedat Muriqi.