image Lazio lë me pasoja Juven, mesfushori bën gati “valixhet”

Siguri

Futboll/ Lazio lë me pasoja Juven, mesfushori bën gati “valixhet”

news image

Juventusi e mbylli vitin 2019-të në mënyrën më të keqe të mundshme pasi u mund në Superkupën e Italisë nga Lazio.

Bardhezinjtë janë treguar një skuadër e thyeshme nën drejtimin e trajnerit Maurizio Sarri. Pas largimit të Mario Mandzukic i cili pritet të transferohet ne Katar, duket se edhe mesfushori Adrien Rabiot po mendon largimin.

Francezi ka një ofertë nga Lyoni në Ligue 1 dhe duke qenë se është aktivizuar me “pikatore” pritet të largohet në merkaton e janarit nga Juventusi. Rabiot u afrua në merkaton e verës nga PSG dhe nuk ka bindur në Torino.