Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, do të udhëtojë për në Beograd më 7 qershor.
Ai do të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në kryeqytetin serb.
Lavrov shkon në Serbi tre ditë përpara kancelarit gjerman Olaf Scholz, për herë të parë që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, shkruan nova.rs.
Kujtojmë, Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov akuzoi vendet perëndimore për një “luftë totale” kundër Rusisë, popullit dhe kulturës ruse.
Vendet perëndimore po “anulojnë Rusinë dhe gjithçka që lidhet me Rusinë“, e cila përfshin një “ndalim të shkrimtarëve, kompozitorëve dhe figurave të tjera të rëndësishme kulturore ruse“, tha ai në një konferencë shtypi në Ministrinë e Jashtme ruse.
“Perëndimi na ka shpallur luftë totale neve, ndaj gjithë botës ruse. Kultura e anulimit të Rusisë dhe gjithçkaje që lidhet me vendin tonë tashmë po arrin në situata absurde“, tha Lavrov.