Laura Fazliu ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian. Evropiani është duke u zhvilluar në Montpellier të Francës.
Xhudistja kosovare mposhti në çerekfinale legjendën franceze Clarise Agbegnenou.
Agbegnenou është prej xhudisteve më të mira në histori.
Laura, e cilia po garon në kategorinë deri në 63 kilogram raundin e parë e kaloi pa luftë, derisa në të dytin mposhti xhudisten nga Ukraina, Hrebenozhko Yuliia.
Sot garuan edhe Akil Gjakova, i cili është kualifikuar në çerekfinale, si dhe Loriana Kukua, por kjo e fundit është eliminuar në raundin e tretë.
Kujtojmë që dje në këtë kompeticion me medalje u stolisën, Distria Krasniqi, e cila zuri vendin e dytë dhe Nora Gjakova që u rendit e treta.