image Latifi për vdekjen e vëllait nga koronavirusi: Shumë e rëndë ndarja nga ti

Kosovë

Latifi për vdekjen e vëllait nga koronavirusi: Shumë e rëndë ndarja nga ti

news image

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka folur për vdekjen e vëllait të tij, Adem Latifit, si pasojë e koronavirusit.

“E rëndë, shumë e rëndë ndarja nga ti, baci Adem! Më ishe më shumë se vëlla”, ka shkruar Latifi.

“Të mposhti sëmundja që po bën kërdi në mbarë botën, por tani e kuptuam edhe më mirë sa shumë të kemi dashur. Mungesën tënde do ta ndjejmë, jo vetëm ne familjarët, por edhe shoqëria e ngushtë dhe e gjerë”, ka shkruar ndër të tjera Latifi.

Ai njoftoi se varrimi i vëllait të tij do të bëhet sot në ora 18:00 në fshatin Ratkoc. /GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/SmajlLatifi50/photos/a.429092140782944/1156691651356319/?type=3&theater