Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka folur për vdekjen e vëllait të tij, Adem Latifit, si pasojë e koronavirusit.
“E rëndë, shumë e rëndë ndarja nga ti, baci Adem! Më ishe më shumë se vëlla”, ka shkruar Latifi.
“Të mposhti sëmundja që po bën kërdi në mbarë botën, por tani e kuptuam edhe më mirë sa shumë të kemi dashur. Mungesën tënde do ta ndjejmë, jo vetëm ne familjarët, por edhe shoqëria e ngushtë dhe e gjerë”, ka shkruar ndër të tjera Latifi.
Ai njoftoi se varrimi i vëllait të tij do të bëhet sot në ora 18:00 në fshatin Ratkoc. /GazetaSinjali/