Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka njoftuar se vërshimet e ditëve të fundit kanë shkaktuar dëme dhe përmbytje në këtë komunë, shkruan Gazeta Sinjali.
Andaj, Latifi ka kërkuar ndihmë urgjente nga Qeveria në detyrë e Kosovës.
Sipas Latifit, si pasojë e reshjeve të mbrëmshme dhe erërave të forta janë shkaktuar shembje të mureve dhe të dheut në qytetin e Rahovecit, si dhe shembje të murit në rr. “Vëllezërit Frashëri” dhe në disa fshatra.
“Drejtoria e emergjencave në komunën tonë bashkë me zjarrfikësit, drejtorinë e shërbimeve publike, drejtorinë e bujqësisë dhe kompanitë e kontraktuara, por edhe vullnetarë ashtu sikurse mbrëmë, vazhdojnë t’ju dalin në ndihmë familjeve të prekura.“
I pari i Rahovecit tha se ka nxjerrë vendim, në bazë të të cilit janë formuar komisione të veçanta të vlerësimit, të cilat thotë se po regjistrojnë dëmet e mëdha në amvisëri, ekonomi të shumta familjare, bujqësi dhe infrastrukturë publike.
“Po bëjmë krejt çka është e mundshme si komunë, e pas hartimit të raporteve të vlerësimit, do të kërkojmë nga institucionet qendrore në Prishtinë përkrahje direkte për mbulimin e dëmeve”, shkroi ndër të tjera Latifi në Facebook./Gazeta Sinjali/
Dëme të mëdha nga vërshimet dhe përmbytjet në Rahovec, kërkojmë përkrahjen urgjente të Qeverisë Bashkë me Nënkryetarin…
Posted by Smajl Latifi on Monday, January 11, 2021