image Latifi: Mjekët që vijnë nga jashtë do të trajtohen si vendasit

Shëndetësi

Latifi: Mjekët që vijnë nga jashtë do të trajtohen si vendasit

news image

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka thënë se secili mjek që kthehet nga diaspora për ta dhënë kontributin e tij në Kosovë do të trajtohet si mjekët vendas, teksa shtoi se në rast se vjen ndonjë ekspert i madh atëherë do të gjendet një formë tjetër.

Latifi tha se tash për tash e rëndësishme është që mjekët nga jashtë të vijnë qoftë si pjesë e stafit qoftë në mënyrë vullnetare.

“Truri mund të kthehet në forma të ndryshëm, shembull para dy jave kemi pasur në Kosovë 12 kirurgë shqiptarë që jetojnë në vende të ndryshme. Ata e kanë dhënë dijen dhe trurin e tyre në përgatitjen e mjekëve, kirurgëve dhe specializantëve në Prishtinë. Ne duhet të bëjmë një analizë se cilat profile po na duhen”, është shprehur Latifi në konferencë për media.

Tutje, i pari i shëndetësisë u pyet edhe për buxhetin e listës së barnave esenciale, teksa shtoi se buxheti do të rritet.

“Buxheti për listën esenciale të barnave do të rritet sipas kërkesave të komisionit. Edhe tash është rritur, por vetëm s’i kam numrat me vete por absolutisht do të rritet”, është shprehur Latifi.

/GazetaSinjali/