image Latifi flet nga Kroacia: Trupat e pajetë mund të arrijnë nesër në Kosovë

Sociale

Latifi flet nga Kroacia: Trupat e pajetë mund të arrijnë nesër në Kosovë

news image

Dhjetë persona kanë humbur jetën dhe mbi 40 të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm, fillimisht ishte e vështirë për t’i identifikuar, disa orë pas tragjedisë, policia arriti të bënte lidhjen e viktimave me dokumentet e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka njoftuar se sapo janë liruar 26 pacientë mga spitali në Kroaci, teksa pritet dhe 15 të tjerë të lirohen nesër.

Tutje ai ka njoftuar se dy nga të lënduarit kanë lëndime më serioze, por spitali ku po qëndrojnë, sipas tij, ka bërë organizim shumë të mirë dhe asnjë nga pacientët nuk ka vdekur në spital.

26 sapo janë liruar nga spitali, ka fillu të stabilizohet, ka përmirësime te gjendjes së të lënduarve, 15 janë ende të shtrirë, shpresojmë që nesër mund të lirohen pjesa më e madhe e tyre. Ndërsa, 2 pacientë janë me lëndime me serioze, por gjendja e tyre është stabile…Ka falënderuar drejtorin e spitalit dhe stafin, duke shtuar se është organizim efikas e funskional. Asnjë pacient s’ka ndërruar jetë kur ka arritur në spital. Të lënduarit janë nga komuna të ndryshme të Kosovës, si nga Malisheva, Peja, Rahoveci, Deçani etj”, tha Latifi për T7.

Numri i të lënduarve është 45, shpresojmë të mos kemi ndonjë lajm të keq nga ndonjëri i të lënduarve…Kemi dy të lënduar nga Kramoviku i Rahovecit, janë nënë e bijë, dhe kemi dy viktima. Është dhimbje e madhe e cila na ka goditur të gjithëve”, shtoi ai.

Tutje kryetari ka thënë se kthimi i trupave të pajetë mund të bëhet gjatë ditës së sotme.

Besoj se kthimi do të jetë i organizuar, besoj se nesër mund të bëhet kthimi, të bëhet një transport në mënyrë të organizuar. Ndoshta nesër në mbrëmjë mund të arrijnë trupat e pajetë”, përfundoi Latifi./Gazeta Sinjali/