image Latifi: Albin Kurti po lobon për vendin që nuk e njeh shtetin e Kosovës

Kosovë

Latifi: Albin Kurti po lobon për vendin që nuk e njeh shtetin e Kosovës

news image

Këshilltari i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Blerim Latifi, ka reaguar lidhur me vizitën e kryetarit të Vetëvendosjes Albin Kurti në Izrael.

Në profilin e tij në Facebook, filozofi Blerim latifi ka shkruar se kreu i VV-se po lobon për shtetin e Palestinës, derisa ky vend nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

“Ambasadori palestinez në Beograd, Nabhan, vetëm dy javë më parë, tha se “Kosova është pjesë e Serbisë dhe kurrë nuk do ta njohim pavarësinë e saj”, ndërsa Albin Kurti bredh nëpër botë duke lobuar për ta, me fjalime marksiste. Vizionar se jo mahi”, ka shkruar Latifi.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka disa ditë që po qëndron në Tel Aviv , për të marrë pjesë në takimin e Internacionales Socialiste.\Sinjali\