image Largoi një zarf me foto të ndjeshme nga zyra e Postës, bie në pranga postieri në Prishtinë

Siguri

Largoi një zarf me foto të ndjeshme nga zyra e Postës, bie në pranga postieri në Prishtinë

news image

Foto ilustruese


Një person është arrestuar sot, pasi Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë kanë mbledhur informacione dhe prova se i njëjti ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një komunikate për media, Policia njofton se i dyshuari i cili ishte postier, dyshohet se në mënyrë të kundërligjshme ka larguar një zarf me disa fotografi të ndjeshme nga zyra e postës.

“Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, gjegjësisht Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë (Departamenti i Krimeve të Rënda), sot me datë 21.03.2023, pas disa veprimeve operativo/taktike dhe hetimore, përmes hetueseve kompetent policor kanë arrit të sigurojnë informata dhe prova për zyrtarin e postës (postierin) i cili gjatë orarit të punës, dyshohet se në mënyrë të kundërligjshme kishte larguar një zarf nga zyra e  postës. Bazuar në informatat e pranuara dyshohet se në zarf kanë qenë disa fotografi të ndjeshme”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, në cilësinë e dëshmitarit është intervistuar edhe një person tjetër

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë katvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’.

/GazetaSinjali/