image Lampard flet pas humbjes ndaj Manchester United

Futboll

Lampard flet pas humbjes ndaj Manchester United

news image

Manchester United mposhti dje lehtësisht skuadrën e Chelseas me rezultat përfundimtar, 4:0.

Trajneri i ri i skuadrës, Frank Lampard, debutoi me një humbje të madhe në Premier Ligë, kështu që pas ndeshjes u pa dëshpërimi i madh në fytyrën e tij.

Lampard u pyet nga Sky Sport nëse rezultati ishte i ashpër, transmeton Sinjali.

“Pa dyshim. Katër gabime, katër gola, le ta nxjerrim menjëherë, sepse duhet të jemi vetë-kritik.”, citohet të ketë thënë ai.

“Përveç kësaj, për 60 minuta kontrolluam lojën. Ne kontrolluam pjesën e parë, pjesët kryesore të lojës, [goditëm] dy herë shtyllën, [luajtëm] me topin përballë golit. Kishte gabime fatale të cilat duhet t’i përmirësojmë me kohën”, deklaroi ai./Sinjali/