image Lampard afër shkarkimit, këto janë opsionet e Chelseas

Futboll

Lampard afër shkarkimit, këto janë opsionet e Chelseas

news image

Pas rezultateve të dobëta të treguara në ndeshjet e fundit, Frank Lampard, është në presion dhe pranë shkarkimit, transmeton Sporti në Sinjali.

‘The Guardian’ shkruan se tashmë krerët e klubit londinez kanë filluar së kërkuari zëvendësuesin e tij.

Thomas Tuchel, Julian Nagelsmann dhe Ralph Hasenhuttl, raportohet se janë tre kandidatët kryesor për të marrë drejtimin e Chelseas.

Gjithashtu, Ralf Rangnick mund të jetë pasuesi i Lampardit për një kohë të shkurtër, derisa Nagelsmann të jetë i lirë.

Ish-trajneri i Juventusit e Milanit, Massimiliano Allegri, gjithashtu mund të jetë një nga opsionet e Chelseas për zëvendësuesin e Frank Lampardit.

/Sporti në Sinjali/.