Pas një vendimi të qeverisë, ndërmarrja italiane mbylli ambientet e saj në Sant’Agata të Bolonjës dhe u kërkoi të gjithë punëtorëve të qëndrojnë në shtëpi për shkak të pandemisë COVID-19.
Fabrika që prodhon makinat luksoze Lamborghini do të mbetet e mbyllur të paktën deri më 25 mars.
Stefano Domenicali, drejtuesi i kompanisë së njohur të prodhimit të automjeteve me performancë të lartë, foli për një situatë shumë të rëndë.
“Jemi në një situatë shumë të vështirë si në Itali ashtu edhe në mbarë botën për shkak të përhapjes së virusit. Kjo masë është një veprim me përgjegjësi sociale dhe me ndjeshmëri të lartë ndaj njerëzve tanë. Siç kemi bërë deri më tani, ne vazhdojmë të monitorojmë situatën në mënyrë që të reagojmë shpejt dhe me fleksibilitetin e duhur për të rifilluar prodhimin, me energji në kohën e duhur, “tha Drejtori i Përgjithshëm i Lamborghinit. /Gazeta Sinjali/