image Lajmëroni menjëherë Policinë nëse e shihni këtë person (FOTO)

Siguri

Lajmëroni menjëherë Policinë nëse e shihni këtë person (FOTO)

news image

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Fiton Spahin, i lindur më 1 korrik të vitit 1994, në Gjilan, raporton Gazeta Sinjali.

Ai po kërkohet për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale, sipas urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan:

  • Vjedhje të rëndë
  • Armëmbajtje pa leje
  • Posedim të substancave narkotike, edhe për vepra të  tjera penale.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar (fotoja e bashkangjitur), të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192  (pa pagesë),

– 038-5080-7095 Drejtoria Rajonale Gjilan,

– E-mail adresa: [email protected]./GazetaSinjali/