Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Fiton Spahin, i lindur më 1 korrik të vitit 1994, në Gjilan, raporton Gazeta Sinjali.
Ai po kërkohet për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale, sipas urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan:
- Vjedhje të rëndë
- Armëmbajtje pa leje
- Posedim të substancave narkotike, edhe për vepra të tjera penale.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar (fotoja e bashkangjitur), të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192 (pa pagesë),
– 038-5080-7095 Drejtoria Rajonale Gjilan,
– E-mail adresa: [email protected]./GazetaSinjali/