image Lajmërojeni Policinë nëse e shihni këtë person

Siguri

Lajmërojeni Policinë nëse e shihni këtë person

news image

Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët që të lajmërojnë në polici, në rast se e shohin Sami Berishën, i dyshuar për “vrasje në tentativë”.

Sipas policisë i njëjti është nga fshati Irzniq në qytetin e Deçanit.

Njoftimi i plotë:

       Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj  për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:

•           SAMI (Avdi) BERISHA  i lindur me 01.05.1968 nё fshatin Irzniq- Deçan.

I denuari është i kërkuar për veprёn penale:

•           “VRASJE NË TENTATIVË”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

–           192 dhe 080019999 (pa pagesë)

–           039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

–           E-mail adresa: [email protected]

/GazetaSinjali/