Faton Hajrizi – njeriu që u arratis të shtunën e kaluar për herën e nëntë nga burgjet e Kosovës i shpallur tashmë në kërkim nga Policia është lajmëruar sërish në rrjetin social TikTok. Pas ikjes së Hajrizit nga Burgu i Smrekonicës ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka dhënë fjalë të mëdha, duke thënë se kapja e tij është “çështje orësh”, raporton Gazeta Sinjali.
Për deklaratat e ministrit, Hajrizi ka një mesazh, që e ka dhënë sot herët live në TikTok, ku ndër të tjera i vë bast Sveçlës se s’mund ta arrestojë.
“A ke punu në furrë a çka osht puna se i kishe do orë të furraxhisë. Nuk mun um kap ti mu, kurrë s’un um kap, o ministër i punëve të kota. Ata të cilët um kishin kap, edhe me marrëveshje, jonë në Hagë atje, që ua kisha ngu hatrin, jo lepurushat e Vetëvendosjes. Ju njohim mirë kush jeni. Sa për ty, vi midis Prishtinës dhe s’guxon me m’dalë hiç, po i shtin qata burra Njësi Speciale jau then krytë.” – thotë ndër të tjera Faton Hajrizi.
Hajrizi po ashtu ka dhënë një deklaratë me kode, e madje ka ironizuar për lokacionin e tij.
“Pasna hup. Duhet me çitë në bander. Njeri i humbur. Ka hup. Kurrë mos u gjetë. Në Qeveri jom, mrena në ndërtesë jo, bile n’dhomë të Albulena Haxhiut. E kish lonë nifarë dysheku. Tha rri edhe dimrit qitu masi o veni i sigurt.”