image Lajm i mirë për studentët: Qeveria ekzekuton shtesat prej 100 euro

Financa

Lajm i mirë për studentët: Qeveria ekzekuton shtesat prej 100 euro

news image

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se janë ekzekutuar shtesat prej 100 eurove për 46 mijë studentë, raporton Gazeta Sinjali.

Murati ka njoftuar se për një numër të studentëve, të dhënat që janë pranuar nga universitetet kanë qenë të mangëta ose nuk ekzistojnë fare.

“Grupi i parë i përfituesve janë rreth 46 mijë studentë të cilët kanë plotësuar kriteret, dhe për të cilët kemi pasur informata të sakta. Për një numër të konsiderueshëm të aplikantëve, të dhënat që kemi pranuar nga universitetet kanë qenë të mangëta ose nuk ekzistojnë fare.

Prandaj gjatë ditëve në vijim, do të tentojmë të rikonfirmojmë të dhënat pë rastet që janë të pakompletuara, dhe sapo t’i kemi pranuar informatat nga këto universitete, do të procesohen edhe pagesat për grupin e mbetur. “

/GazetaSinjali/