image Lajm i mirë nga sistemi shëndetësor në Gjermani, shërohen mbi 177 mijë persona nga koronavirusi

Botë

Lajm i mirë nga sistemi shëndetësor në Gjermani, shërohen mbi 177 mijë persona nga koronavirusi

news image

Sistemi shëndetësor në Gjermani ka dhënë lajmin e mirë sa i përket numrit të të shëruarve nga koronavirusi.

Ndonëse është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja.

Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftua se javën e fundit në Gjermani janë shënuar shumë pak të vdekur nga koronavirusi.

Ndryshe, qeveria gjermane tashmë i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera.

Nga ana tjetër, autoritetet shëndetësore gjermane kanë njoftuar zyrtarisht se nga numri i përgjithshëm i të prekurve nga koronavirusi, 177.500 persona janë shëruar plotësisht.

Deri më tani është bërë testimi i 5.412,655 personave nën dyshimin se mund të jenë të prekur nga koronavirusi në Gjermani.

Sipas statistikave, deri më tani ka pasur 194,689 persona të infektuar me COVID-19 dhe se infektimet ende po vazhdojnë të jenë të pranishme në këtë shtet.

Kujtojmë se Gjermania është shpallur vendi i dytë në botë më i sigurt nga koronavirusi./ Gazeta Sinjali/