image Lajm i mirë nga Gjermania regjistron shifrën më të ulët të rasteve të reja me Covid-19

Botë

Pandemia/ Lajm i mirë nga Gjermania regjistron shifrën më të ulët të rasteve të reja me Covid-19

news image

Gjermania raportoi ditën e sotme 1.785 raste të reja me Covid-19, një numër relativisht i ulët krahasuar me vetëm një ose dy më parë kur rastet e reja ditore ishin dyfishi i kësaj shifre.

Vendi gjithashtu raportoi 194 viktima brenda 24 orëve.

Numri total i rasteve ka shkuar në 143.457 ndërsa i vdekjeve në 4.598 , sipas Institutit Robert Koch, qendra e Gjermanisë për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve.

Gjermania filloi lehtësimin e masive kufizuese ditën e djeshme më 20 prill, duke lejuar disa biznese dhe dyqane të rihapen ndërsa vendi ndërmerr hapa të vegjël drejt normalitetit.

Rreth 3.700 pacientë të tjerë janë shëruar nga Covid-19, sipas Institutit Robert Koch. 

Qeveria ka theksuar rëndësinë e mbajtjes së numrit të pacientëve të shëruar më të lartë se sa numri i rasteve të reja./ Gazeta Sinjali/